Këlliçi-Nikollës: Tërhiqu, s’vendos ti kush janë deputetët e PD

216
Sigal

Deputeti tjetër i PD-së Belind Këlliçi ka kundërshtuar njoftimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës për përfaqësimin e tyre parlamentar, duke u bazuar në një shkresë nga disa deputetë të shkarkuar nga funksionet e tyre në Kuvendin e 11 janarit.

Këlliçi i cili i ka kërkuar Nikollës që të tërheqë njoftimin që bëri duke thënë se nuk është në kompetencat e saj.

Këlliçi: Meqë po përmendni rregulloren këtu dhe të gjithë procedurës ju bëj me dije në rast se nuk keni lexuar kreun 3 nenin 15… Formimi i grupeve parlamentare, deputetet mund të formojnë grupe sipas përkatësisë parlamentare. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, ai për këtë duhet të lajmërojë byronë e kuvendit. Nuk ka ndonjë kërkesë të ndonjë deputeti për tu larguar nga grupi i PD etj. Nuk e di ku e keni dispozitën në atë vendim që bëtë. Është e trishtë që ju merrni atributin të vendosni se kush janë deputetët e PD por ju s’keni  asnjë lidhje me PD dhe situatën në PD. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese dhe të tërhiqni njoftimin që bëtë sepse nuk  është në kompetencat tuaja.