Kejdi Mehmetaj: Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë

317
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmtaj në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e Ora News, shprehet se LSI-ja do të jetë forcë e parë politike pas 18 qershorit. Sipas deputetes Petrit Vasili do të jetë kryeministër shumë i mirë për vendin.
“Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë. Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë”, tha Mehmetaj.
Sigal