Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi për katastrofën mjedisore në fshatin Hardhishtë të Shijakut.
“Bashkia e Shijakut grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën.
Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës,” shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Ai poston edhe pamje nga katastrofa mjedisore.