Kapja e vettingut/ Si Ina Rama, Sokol Çomo e Mimoza Pano (Tasi) rikthyen në detyrë prokuroren dhe dhurata milionëshe dhe apartamente

248
Sigal

Tabulanet e vettingut

Ajo që meriton një vëmendje të veçantë  dhe emergjente në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe sidomos me komisonet e vettingut KPA dhe KPK, ka të bëjë me përgjimet e dala nga SKY EÇ, ku flitet se dalin elementë kriminalë apo persona të cilët bisedojnë me ndërmjetësit e tyre  për lidhjet me gjyqtarë të caktuar , të cilët siç i kemi parë dhe këto ditë në trajtimet në Telegraf, të cilët kanë pasur lidhje dhe kanë marrë vendime të cilat hedhin në erë procesin gjyqësor. Por edhe për anëtarë, drejtues të këtyre komisioneve që konsiderohen si njerëz të  fuqishëm  dhe që marrin vendimarrje dhe kërkojnë  pagesa në këmbim të kalimit të vettingut. Është momenti që të hapen të gjitha tabulatet, të bëhen publike. Edhe pse e kanë tashmë shkatërruar reformën në drëjtësi, është e kot shtyrja e afateve, sidomos në prag të zgjedhjeve, ashtu sikurse janë dhe janë afatet për implikimin e policisë..

 

INFO

Në vitin 2015, kur sa kishte nisur implementimi i Reformës në Drejtësi; Shqipëria ishte në vendin e 46 në botë, me një renditje prej 0.46 pikësh. Aktualisht Shqipëria është në vendin e 92 në botë, me 0.38 pikë, më keq se Nigeria, Serbia, Zambia, Gambia apo India.

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 tetor vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.

Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e KPK, duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi u bazua në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se vendimi i Komisionit ishte i diskutueshëm përsa i përkiste pasurisë së prokurores, pasi nuk ishte bazuar në një analizë të kënaqshme të provave. ONM theksoi se ndërsa prokurorja Salavaçi kishte marrë dhurata të shpeshta dhe domethënëse nga prindërit, i vëllai i saj nuk kishte përfituar në të njëjtën mënyrë.Subjekti ka përfituar me dhurim nga prindërit dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem. Po ashtu, ajo ka çelur një llogari dyemërore me të atin në shumën 52 mijë euro.

Duke iu referuar rekomandimit të ONM, Nino ngriti shkaqe dhe për kriterin profesional. sipas saj, gjetjet duheshin vlerësuar në funksion të parashikimeve të nenit 61, pika 5 të ligjit për vetingun e magjistratëve, që ka të bëjë me cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe gjendjen në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.Kryesuesja Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se Kolegji e ka gjetur të pabazuar pretendimin e Komisioneres Nino për moskonsiderimin në analizën financiare të përfituara nga nëna e subjektit nga një aktmarrëveshje e vitit 2003, për zhvillimin e pronës së saj në Jalë, që i është njohur me vendim të Komsionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Sipas KPA, palët kanë kryer veprime në përputhje me ligjin dhe që nuk kanë pasur ndonjë kontestim ligjor. Nga konsiderimi dhe i të ardhurave nga shitjet dhe qiratë, nuk janë gjetur probleme për pasuritë e krijuara nga prindërit, që ia kanë dhuruar subjektit.

Po ashtu, Kolegji vlerëson se nuk rezultojnë të dhëna lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisionerja Publike për pasuri të fshehura të Salavaçit. Shumica e KPA i vlerëson të pabazuar edhe shkaqet e tjerë të Ninos për pasurinë.Një bilanc negativ rreth 938 mijë lekë i konstatuar nga analiza financiare e përgjithshme e kryer në KPA, nuk u konsiderua i mjaftueshëm për të cënuar vendimarrjen e KPK për konfirmimin e Salavaçit.Edhe në aspektin profesional, Kolegji vlerësoi se mangësitë janë të pamjaftueshme për të konkluduar se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, duke lënë në fuqi vendimarjen e Komisionit për konfirmimin e saj.