Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi: Socialistët, të zhgënjyer nga Rilindja, do votojnë LSI në Berat. Marrim 3 mandate

494
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

LSI-ja është tani forca politike që shpreh më mirë interesat e së Majtës në Shqipëri, është partia e Integrimit Europian

Lefter Maliqi, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se iu bashkua LSI-së, si një nga themeluesit e saj, por edhe si detyrim moral ndaj ish kryetarit të saj Ilir Meta. Maliqi thotë se eksponentë, që u larguan nga LSI dhe iu bashkuan Rilindjes, nuk përfaqësojnë elektoratin e LSI, por egon dhe interesat e tyre. Madje, vetë socialistët janë të zhgënjyer nga qeverisja 8 vjeçare e Rilindjes, prandaj në 25 prill edhe ata do të votojnë LSI, si forca përfaqësuese politike e së Majtës. Maliqi shpreh bindjen se LSI në Qarkune Beratit do të marrë 3 mandate dhe fitorja e Opozitës së Bashkuar, do të fillojë pikërisht nga Qarku i Beratit.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al:

– Zoti Maliqi, pse ju u bashkuat me LSI në këto zgjedhje parlamentare të 25 prillit?

– Ju bashkova LSI-së, pasi kam qenë themelues i saj në Berat si kordinator i qarkut dhe me pas kryetar i komunës më të madhe në qarkun Berat, në Otllak, ku investimet, mbështetja popullore, shërbimet kanë lënë gjurmë në atë zone me mbi 12 mijë votues dhe jo vetëm. Kisha detyrim moral ndaj LSI-së dhe ish kryetarit të LSI-së zotit Meta, por dhe ndaj zonjës Kryemadhi dhe bashkëthemeluesve të LSI-së, ku unë ruaj mbresa e kujtime në ato vite të vështira, ku në 2005 isha kandidat për deputet përball Erjon Braçes dhe mora mbi 4000 vota dhe në 2007 fitova kundra të Majtës dhe të Djathtës  në Komunën Otllak. LSI-ja është tani forca politike që shpreh më mirë interesat e së Majtës në Shqipëri, është partia e Integrimit Europian. LSI është forca që ka luaj rol kryesor për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë dhe në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe me bashkqeverisjen me PD-në 2009-2013, vendi ishte më i sigurtë, më i zhvilluar me investime të shumta në infrastrukturë, rritje pagash e pensionesh, Rruga e Kombit, etj.

“Shpreh bindjen se LSI në qarkun Berat  shkon drejt tre mandateve dhe Opozita e Bashkuar drejt fitores së sigurt në Qarkun Berat për herë të parë. Fitorja e LSI-së dhe Opozitës fillon nga Qarku Berat”

– Nga takimet me qytetarë, cilat janë problemet, shqetësimet, hallet e tyre?

– Nga takimet e shumta në çdo fshat e lagje të Qarkut Berat shikoj zhgënjim të madh ndaj qeverisjes dhe rilindjes, varfëri, pasiguri, shpopullim. Vetë elektorati i Majtë, socialistët e ndershëm, që u kanë dhënë votat 8 vjet kësaj Rilindje, tashmë  ndihen të mashtruar dhe përbuzur. Kjo Rilindje e kryeministrit Rama nuk I përfaqëson më as socialistët e ndershëm, të cilët kësaj here shprehen, se do të mbështetin LSI-në, si forca politike e së Majtës në Shqipëri.

–  Cila është e vërteta në Berat? A kanë ikur mbështetës të LSI tek Rilindja, meqë Nasip Naço u bashkua me Rilindjen?

– Mos u gënjeni nga opinionet e gatuara në ERT, se gjoja një ish eksponet I LSI paska kaq ndikim në elektoratin e LSI-së, sa t’I “importojë” votuesit tek Rilindasit, sikur të jenë arka me banana. Në Berat, edhe këta ish eksponentë të LSI-së, u votuan sepse përfaqësonin programin e LSI-së, askush në Berat, nuk ia dha votat atij, prandaj, do ata përfaqësojnë vetëm Egon e tyre, ambiciet dhe interesat personale të tyre dhe jo elektoratin e LSI-së. Ju thashë, janë vetë socialistët e ndershëm, që janë zhgënjyer, janë varfëruar nga qeverisja 8 vjeçare e Rilindjes, që tani po bashkohen me LSI-në. Nga takimet banorë të Qarkut Berat, qytetarë, fermerë, të rinj, biznesmenë, intelektualë shoh shpresën, besimin që ata kanë tek LSI-ja dhe Opozita e Bashkuar, prandaj shpreh bindjen se LSI në qarkun Berat  në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shkon drejt tre mandateve dhe Opozita e Bashkuar drejt fitores së sigurt në Qarkun Berat për herë të parë, ndaj ish bastionit të PS-së. Prandaj them me garanci se  fitorja e LSI-së dhe Opozitës fillon nga Qarku Berat dhe  në gjithë vendin.

–  Po elektorati socialist, çfarë shpreh për qeverisjen 8 vjeçare të kryeministrit Rama? Sa i mbajti premtimet në Qarkun e Beratit?

– Rilindja si në gjithë vendin dhe në Berat i zhgënjeu socialistët, që I dhanë votat, zhgënjeu qytetarët me premtime boshe, siç ishte dhe premtimi për ishullin Osum, për shëndetësinë “falas”, ku shikojmë që tani për Covid-19 qytetarët shpenzojnë milioan lekë, sepse në spiotalet e infektivit nuk ka më bësim se mund të dalësh gjallë, ilaçet për kurim në shtëpi nuk rimbursohen, doli fiasco edhe premtimi për siguri të rendit publik për 300 dite, ndërkohë krimi I organizuar bën ligjin kudo,  legalizime falas, ku në fakt, qytëtarët paguajnë miliona lekë dhe ende nuk kanë tapi,  300 mijë vende pune, ndërkohë që në 6 vitet e fundit të qeverisjes së kryeministrit Rama u shpërngulën nga Shqipëria më shumë se 550 mijë shqiptarë, duke u katandisur si azilkërkues nëpër botë,  investime, që në fakt, në 8 vite të qeverisjes së Rilindjes nuk erdhi asnjë investitor i huaj, përkundrazi, kanë ikur shumë kompani të mëdha nga Shqipëria, duke i transformuar investimet e tyre në vendet fqinje të Ballkanit,  etj. Tek LSI ka shumë pak te larguar, por janë me mijëra socialistë të zhgënjyer dhe LSI-ja nga dita në ditë është në rritje në qarkun Berat dhe në gjithë vendin, si forca vendimtare në qeverisjen e ardhshme.

“Nga takimet e shumta në çdo fshat e lagje të Qarkut Berat shikoj zhgënjim të madh ndaj qeverisjes dhe rilindjes, varfëri, pasiguri, shpopullim. Socialistët e ndershëm, që u kanë dhënë votat 8 vjet Rilindjes, ndihen të mashtruar dhe përbuzur”

–  Tashmë partitë kanë prezantuar programet elektorale. Çfarë ka më shumë programi i LSI, që elektorati e beson dhe do ta votojë?

– Programi i LSI-së  është anëtarësimi sa më i shpejt e vendit në BE si dhe në shërbim të demokracisë, zhvillimi ekonomik, punësimi, të rinjtë të bëhen promotorë të jetës politike, ekonomike, rritja e sigurisë publike, mirëqenia e popullit, etj.

– Mazhoranca tashmë ka të gjitha pushtetet. Çfarë duhet të bëjë opozita që të mbrojë votën?

– Rilindja i ka të gjitha pushtetet, edhe administratën publike, edhe pushtetin vendor, ka marrë peng edhe institucionet e Drejtësisë, prandaj e dimë, që Rilindja, si në 2016, 2017, 2019, do të përpiqet që votën ta blejë, ta vjedhë, me bandat e krimit të ushtrojë kërcënime, terror ndaj elektoratit, por, kësaj here ka përballë uraganin dhe zemërimin popullor,  i cili do e ndëshkojnë me referendum popullor me vote popullore kundra mafies dhe sektit kriminal të Rilindjes, kundra oligarkëve, mafies, drogës e krimit.

– Zoti Maliqi, a është e mbrojtur vota në 25 prill?

–  Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e shqiptarëve, jemi më të motivuar se kurrë për të mbrojtur votën dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë. Kësaj here, vota do të mbrohet edhe me çdo sakrificë, duke qëndruar pranë çdo kutie votimi!