Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, sfidon rivalët: Të përballemi në debat televiziv

183
Sigal

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Peshkopisë, Premtim Kryemadhi gjatë fjalës së tij ka sfiduar kandidatët rivalë në zgjedhjet e 6 marsit me një debat televiziv.

Kryemadhi në fjalën e tij, u shpreh se do të bëjë transparencë të punës së bashkisë dhe të fondeve që mblidhen.

‘I ftoj 3 kandidatët në një debat televiziv, për këndvështrimin që kemi ne për Dibrën dhe dibranët e zgjuar kanë nevojë për një debat të tillë.

Koha për ndryshim ka ardhur.

Fitorja që nuk erdhi kurrë me Lulzim Bashën, do të vijë në 6 mars. Kërkoj votën tuaj në 6 mars që të ndahemi nga e keqja. Ne që jetojmë këtu, e dimë se çfarë i duhet Dibrës.

Ne e kemi përvojën, prandaj me votën tuaj mundemi.

Të bashkohemi për dibrën dhe fëmijët tanë. Ju premtoj transparencë’, – tha gjatë fjalës së tij, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi.