Kancelarja  Merkel izolon në bunkier Tiranën zyrtare

329
Sigal

Dje Gjermania mori zyrtarisht presidencën e radhës së BE-së. Gjatë prezantimit të prijoriteteve të saj para Parlamentit Europian, kancelarja gjermane i hapi rrugën Maqedonisë për në BE, ndërsa Shqipëria duhet të plotësoi 15 kushtet e vëna nga vendet europiane ndryshe do të rivendosen vizat. Reagon komisioneri për zgjerimin e BE, Varhelyi: Për Shqipërinë thelbësor mbetet sundimi i ligjit

Gjermania ndan Maqedoninë nga Shqipëria për negociatat e anëtarësimit në BE

Kancelarja  gjermane  Merkel  izolon në  bunker  kryeministrin  Rama

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori. Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar:  “nëse është e mundur”. “Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, – tha Merkel. Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare  me  Maqedoninë e Veriut,  duket i mundshëm nw 10 nëntor,  gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian. Ndërkohë, fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës  së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane, nisur nga kushtëzimi i rreptë  i 27 shtetetve anëtare të Bashkimit Europian, para hedhjes së një hapi të tillë me vendin të artikuluar në vendimin e 25 marsit.

Zëdhënësi i PPE-së,  Michael Gahler:  Miratoni Reformën  Zgjedhore sipas paktit të 5 qershorit

Zëdhënësi i Partive Popullore të Djathta Evropiane,  Michael Gahler, duke folur në emër të PPE-sw, i bëri apel kryeministrit Rama:  “Ne përshwndesim konsensusin e qëndrueshëm të partive që përfshijnë,  Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE-së) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet,  për ndryshime të tjera të njëanshme, shkon kundër konsensusit të arritur. Këshilli Europian në mars, në të vërtetë kërkoi që Shqipëria  të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që njësitë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE. Opinionet e lëshuara kohët e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymën dhe në çdo gërmë të tyre në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara. Gjithashtu duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339”.