Kamerat, audio-përgjimet dhe anëtarët e KZAZ fundosin zgjedhjet në disa bashki

111
Sigal

Denoncimi/ Si na detyroi kryebashkiaku të zhduknim procesverbalin orgjinal. Marifeti i Celibashit: Në KQZ zhduken 360 mijë Flet-Votimi të prodhuara rezervë. Zyrat nuk janë vjedhur dhe as Flet-Votimet nuk i ka ngrënë miu pasi do kishte lënë mbetje. Ky është skandali i radhës i Celibashit, pas aferës 32 mln euro me pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik

 Të tjera prova kanë dalë në dritë sesi u manipuluan zgjedhjet në Kuçovë nga Partia Socialiste.

Ditën e sotme po qarkullon një video ku vetë komisioneri i PS ka treguar me zë dhe figurë se ata morën urdhër nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari që të zhduknin procesverbalet origjinale të mbylljes së kutive.

Kujtojmë Hajdari u shpall kryetar bashkie me një rezultat të ngushtë ndaj rivalit Lefter Maliqi.

Ai fitoi 6910 vota, ndërsa se Maliqi mori 6228 vota.

Lefter Maliqi gjithashtu ka paraqitur në SPAK një kallëzim penale lidhur me pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve.

Ai akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë, ku më pas është bërë manipulimi i votave.

 ‘Hoqën procesverbalin origjinal’, PL: Anëtarja e KZAZ në Kuçovë e pranon se është urdhëruar

Një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës duke pohuar se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka publikuar disa pamje, që sipas tij tregojnë një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës duke pohuar se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave. Blushi, në emër të PL i ka bërë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Deklarata e plotë: Një tjetër provë e rëndë e publikuar së fundmi, vërteton krimin e shëmtuar elektoral dhe shtetëror, që ndodhi me procesin e votimit dhe të numërimit në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës përmes një video-dëshmie të publikuar në media pohon në vetë të parë se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave.

Në dëshminë e tij, anëtari, që pretendon se ka qenë përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste thotë se urdhri për zhdukjen e këtij procesverbali është dhënë nga kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe është zbatuar nga kryetari dhe sekretari i KZAZ-së.

Anëtari “i penduar” i KZAZ-së në Kuçovë në dëshminë e thotë se nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe i ka ruajtur materialet origjinale duke shtuar se është gati t’ia vërë në dispozicion edhe institucioneve të drejtësisë për të dëshmuar atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Me publikimin e kësaj dëshmie tronditëse, që vërteton krimin e shëmtuar elektoral të ndodhur në Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm, i bëjmë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Arrestimet dhe lirimet nga “Drejtësia me regji”, devijimet, zhurmat mediatiake dhe përpjekjet propagandistike për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës për krimet e shëmtuara zgjedhore të ndodhura më 14 Maj nuk mundet dot ta shfokusojnë vëmendjen nga kasaphana elektorale, që po faktohet çdo ditë.

Denoncimi i masakrës zgjedhore dhe ndëshkimi shembullor i urdhëruesit dhe zbatuesve të saj është një betejë pa kthim deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe garantimit njëherë e përgjithmonë të votës së lirë.