Kryeministri Edi Rama është ndalur në Fier, ku vijon me takimet e tij falenderuese në të gjitha qytetet ku Partia Socialiste mori fitoren më 14 Maj. Kryeministri Rama u fokusua tek demokratët, të cilët sipas tij, nuk ndyen dorën për të vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte të ardhme. Kreu i qeverisë pohoi se kanë bërë gabime, por tha para qytetarëve fierakë se kanë përgjegjësi dhe nuk do reshtim të bëjnë më shumë për ta.
“Sigurisht zgjedhësit janë më shumë se anëtarët tanë të opozitës, dhe dua t’i falenderoj të gjithë ata që në 14 maj na dhanë besimin e madh. Është shprehje e një pritshmërie të lartë dhe e një rreziku të madh. Ne nuk e kuptojmë siç duhet këtë rezultat.
Por ka edhe një element tjetër që është mos ardhja në votimin e shumë demokratëve, e shumë që janë pozicionuar shumë nga ne, që kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin. Nuk deshën ta ndyjnë dorën, duke vendosur kryqin e votës aty ku s’kishte asnjë të ardhme, aty ku hijet e shkuarës paraqiten si një koalicion, që nuk ofron asgjë, është një turp në fletët e votimit, është një turp që na rëndon të gjithëve.
Por duhet ta kuptojmë shumë mirë, se ky rezultat është shpërblimi i një pune të madhe të shumë njerëzve. Është shëmbëlltyra e besimit që, se ne mund t’i plotësojmë kërkesat dhe nevojat e paplotësuara. Se pavarësisht se kemi bërë gabime, që nuk i mohojmë dot, s’i kemi bërë kolektivisht, por kemi përgjegjësi. Njerëzit na kanë dhënë besimin, duke mos reshtur për të bërë gjërat që duhen bërë, apo gjërat që kanë pritur kohën për t’u bërë.
Ne të mos bëjmë gabimin e madh të të kuptuarit të rezultatit, si shprehje kënaqësie për punën tone! Është besim PO, por një besim jo me kohë të pakufizuar. Se unë mendoj që për të marrë një shembull: se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vjet të tjera, për të mos pasur andralla me kadastra, me titujt e pronësisë, me regjistrimin e tokës së tyre. Fatkeqësisht akoma, përsëri kemi kadastrën që është portreti i turpit tonë”,- tha kryeministri Rama.
“Është merita juaja që sot edhe Tropoja ka votuar PS, jo vetëm kemi fituar me kandidatët, por kemi fituar shumicvn në Këshillën Bashkiak dhe kjo është shumë domethënëse. Jeni të sigurtë se çfarë keni bërë në vijësimësi ka pasur rolin e vetë. Jam i privilegjuar që jam në krye të kësaj partie, ku jeni ju, dhe e di shumë mirë ka deputet, që nuk e dinë, por s’kemi çfarë t’i bëjmë.
Kreu i Qeverisë Edi Rama përmendi gjatë turit të falenderimeve edhe Kadastrën, për të cilën paralajmëroi ndryshime shumë shpejt. Ai u shpreh se do të “mbyllen dyert” dhe shërbimet e kadastrës tashmë do të merren online. Rama paralajmëroi se projekti se si do të realizohet do të prezantohet brenda muajit qershor.
‘Kadastra është portreti i turpit tonë. Janë pjesë e një procesi, sepse nuk mund të bëhen dot të gjitha përnjëherë se janë pjesë e kësaj kontrate që ne kërkuam që qytetarët e nënshkruan dhe tani jemi ne ata që do e zbatojmë. Njerëzit na kanë dhënë një kredi të lartë. Kush mendon se është kredi me interesa të ulëta e ka gabim. Kemi punuar për këtë ditë, duhet ta përmbysim rendin që ekziston, dyert e Kadastrave duhet t’i mbyllim, qytetarët s’do kenë nevojë të shkojnë. Brenda muajit që jemi do e bëjmë dhe prezantimin e këtij transformimi, për t’ja hequr këtë barrë njerëzve. Do transformojmë procesin e prokurimeve.
Do nënvizojmë diçka të rëndësishme, nuk ndodh që të përmbushen të gjitha pritshmëritë. Ka dicka që duhet t’ia plotësojmë, kjo është diçka që duhet të jetë pika e parë e programit, njerzillëku. Pavarësisht se çfarë statusi social janë. Nëse bëhet kjo është bërë diçka shumë e rëndësishme, nëse nuk bëhet çdo gjë që mund të bëhet nuk ka vlerën e asaj që mund të ketë. Duhet ta bëjmë bashkinë shumë të hapur.-tha Rama.