”Kam dëgju llafe se ata që më ndërhynë kanë bërë pislliqe”, zbardhen përgjimet që fundosën Arben Çukon

601
Sigal

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko, i cili ka qenë dhe deputet në PS u arrestua këtë të diel me akuzën e korrupsionit pasiv. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka bërë transferime të të dënuarve në këmbim të parave.

Emri i tij doli në përgjimet e Prokurorisë për grupin kriminal të Shijakut, për transferimin e Olsi Karagjozit, për të cilin kanë ndërhyrë pikërisht vëllezërit Avdylaj.

Është zbardhur një pjesë të përgjimeve të Çukos dhe drejtorit të Burgut të Burrelit, Fatjon Kurti, ndërsa ky i fundit i kërkon favor për transferimin e të dënuarit, i njohur si vrasës me pagesë.

Përgjimet:

Kurti: Alo drejtor përshëndetje, jam Fatjoni

Çuko: Kush Fajton mor burrë

Kurti: Drejtori i Burrelit

Çuko: He Fatjon më thuaj.

Kurti: Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mund të vij nesër të bisedojmë për nja dy çështje të vogla?

Çuko: Nuk e di a m’i thua dot në telefon?

Kurti: T’i them, por doja të vija të takoja e të të uroja. Në fakt doja të flisja për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim biseduar.

Çuko: Ça është?

Kurti: Është ky Karagjozi, për arsye sigurie më shumë.

Çuko: Prit ta vendos unë se kam dëgju llafe të tjera për këtë lloj. Ata që më kanë ndërhyrë mua, më duket se më kanë bërë pisllëqe.

Kurti: Mirë

Çuko: Prit ta vërtetoj unë