Jorida Tabaku ‘nxjerr zbuluar’ Ramën, si mashtroi kryeministri për planin e rimëkëmbjes ekonomike (VIDEO)

295
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa sot ky i fundit foli për ekonominë dhe planin e rimëkëmbjes pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia. Tabaku thotë se s’ka asnjë plan rimëkëmbje në fakt, por gënjeshtra të radhës.

“Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve tvijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.  Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku teksa publikon edhe një video me deklarata të Kryeministrit bërë në data të ndryshme për një plan që nuk duket gjëkundi.

Sot Rama me ministrat Ahmetaj e Denaj doli në një konferencë për mediat ku foli vetëm për ekonominë dhe procesin e rindërtimit.