‘Ditë historike për Shqipërinë’/ Këlliçi: 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e Ramës

394
Sigal

Ditë historike për Shqipërinë. Kështu  quan kryetari i FRPD, Belind Këlliçi procesin e sotëm të votimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se, 85% e vendit i tha jo farsës elektorale të kryeministrit Edi Rama.

“Mbi 85% e qytetarëve shqiptarë refuzuan farsën e organizuar nga Edi Rama dhe tentativën e tij për te rikthyer diktaturën në vend”, shkruan Këlliçi.

Në fund, Këlliçi shton se, i takon Partisë Demorkatike ta çojë deri në fund verdiktin e qytetarëve shqiptarë.

Ja çfarë shkruan kreu i FRPD-së Belind Këlliçi:

“Dite HISTORIKE per Shqiperine.

Mbi 85% e qytetareve shqiptare refuzuan farsen e organizuar nga Edi Rama dhe tentativen e tij per te rikthyer diktaturen ne vend. Rinia dhe qytetaret e lire te ketij vendi zgjodhen dinjitetin perpara turpit! Shqiperia sot tregoi se kauza e PD dhe opozites per zgjedhje te lira dhe te ndershme, mbeshtetet masivisht nga qytetaret ne vend.

Endrra jone per Shqiperine si Europa nuk mund te neperkembet kurrsesi nga Edi Rama dhe banda e tij ne qeveri.

Sot shqiptaret treguan perfundimisht se i takon PD ta coje deri ne fund verdiktin qytetar per varrosjen finale te ketij regjimi!”