Petrit Vasili: Populli foli qartë e fortë, askush nuk vendos dot më monizmin në Shqipëri!!

439
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, e cilëson si fitore të shqiptarëve, votimet e sotme njëpartiake. Sipas tij, shqiptarët bojkotuan armikun e lirive.

“Populli foli qartë e fortë, askush mbi dhe nuk vendos dot më kurrë monizmin në Shqipëri!!

Shqiptarët nuk e shkëmbejnë me asgjë Pluralizmin e fituar me gjak e sakrifica.

Shqiptarët europianë bojkotuan në mënyre plebishitare armikun e lirive, vulgaritetin e banalitetin e sankylotit Edi Rama.”-shkruan Vasili.