‘Jo Meta, Rama të mos e takojë popullin! Është bërë si koronavirus, ku shkel ai, ndodh një vrasje’

375
Sigal

Klevis Balliu, ish-deputeti i PD dhe mbrojtësi më i fortë i kauzës së protestuesve të Unazës së Re, komentoi sot zërat në duhet që Presidenti të thërrasë një tubim popullor apo jo.  Pyetjes se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët më 2 mars, Balliu iu përgjigj:

“Çdo njeri duhet të mbrojë Kushtetutën. Kjo nuk ka diskutim! – tha Balliu. –  Eja të flasim a ka të drejtë Presidenti i Republikës , po apo jo?! Ai ka nxjerrë disa fakte, të cila, asnjë njeri në të gjithë PS – pavarësisht dhjetëra deklaratave që iu sulën institucionit të Presidentit – asnjë nuk tha këto prova nuk janë të vërteta! Keni dëgjuar ju?!

Etilda Gjonaj që është Ministre e Drejtësisë, ka me dhjetëra avokatë, ekspertë ligjorë dhe nuk ka dalë një të argumentojë ndonjë gjë për sa i përket fakteve dhe provave, por flasin “a duhet të dalë Presidenti më 2 mars apo jo?!”

Se do të pyesë këta Presidenti të dalë apo jo! Ka ndonjë ligj që e ndalon Presidentin të takojë popullin? Kur është parë kjo?!

Këtu në fakt duhet të ketë ndonjë ligj që të ndalojë Ramën të takojë popullin, se ky është bërë si koronavirus: Ku shkon ky, shkel dreqi! Ku shkon ky, shkel krimi! Kur shkon ky në Vlorë, të nesërmen bëhet vrasje! Shkon ky në një takim, direkt dhunohet një student. Takim me të rinjtë dhe dhunohet një student!

Prandaj, në këtë aspekt, nuk kemi asnjë deklaratë që mohon faktet që ka nxjerrë Presidenca, një deklaratë që hedh poshtë provat dhe faktet konkrete që ka nxjerrë Presidenca.” Ne jemi shtet serioz, duhet të analizojmë faktet dhe provat, jo si do të hyjë dhe do të dalë Presidenti I Republikës më 2 mars!”