Javë e rekordit më tragjik për Shqipërinë: E dyta në botë për braktisjen nga qytetarët e saj! Sali Berisha

393
Sigal

Të dashur miq, sipas Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria zë vendin e dytë në botë për braktisjen nga qytetarët e saj. Në këto 26 vite 1,2 milionë shqiptarë apo 28 % e popullatës është larguar nga Shqipëria, e cila renditet e dyta pas Bosnjës, vend nga i cili, për shkak të luftës civile u larguan prej saj 30% e popullatës. Shqipëria nuk përjetoi luftë civile, por diktaturën hoxhiste me shkatërrimtare, rënia e së cilës u shoqërua me eksodin biblik të vitit 1990-1991, gjatë të cilit u larguan mbi 1 milion shqiptarë. Me ardhjen te Ramës dhe neo-bllokmenëve të tjerë në pushtet, gjatë viteve 2014-2016 eksodi u rikthye përsëri. Mbi 100 mijë shqiptarë braktisën Shqipërinë dhe kërkuan azil politik në Gjermani dhe vende të tjera europiane nga vetëm 432 vetë që kërkuan azil politik në Gjermani në vitet 2011-2012. Ky është lajmi më tragjik për vendin dhe kombin tonë. Ju bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi për të larguar nga pushteti këtë klikë të njeriut që vret çdo orë, çdo ditë shpresën se ky vend mund të behet dhe largon njerëzit masivisht prej tij! sb