Jahjaga pret në takim kryeparlamentarin Meta

205
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Jahjaga i ka thënë Metës se po angazhohet për të krijuar kushte për dialog mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare
Temë e diskutimit në takimin Jahjaga-Meta kanë qenë zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për ta tejkaluar situatën e krijuar në vend, njofton Zyra e Presidentes së Kosovës.
Përveç Presidentes Jahjaga, kryeparlamentari Meta gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot ka takuar edhe homologun Kadri Veseli dhe liderët e partive opozitare.