Ja personazhi më i votuar në PS, i cili mposhti dhe kreun e partisë në Tiranë

218
Sigal

Numërimi i votave në Tiranë ka nxjerrë surpriza për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste. Ornaldo Rakipi, një emër pak i njohur për PS ka marrë më shumë vota se anëtarët e kryesisë së PS në Tiranë dhe se kryetarët e kësaj partie në Tiranë.
Teksa kanë mbetur dhe pak vota për t’u numëruar, Ornaldo Rakipi u rendit i 30 në listë, në një pozicion humbës. Ai ka marrë 13228 vota nominale, gjë qe e çon automatikisht deputet në Kuvendin e ri.
Rakipi ka marrë më shumë vota sesa krerët e PS në Tiranë, Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali. Bushati ka marrë 1916 vota, ndërsa Spiropali 7367.
Rakipi ka mundur dhe Sekretarin Organizativ të PS, Arben Pëllumbi, i cili drejton gjithë strukturën e kësaj partie. Pëllumbi ka marrë vetëm 3235 vota.
Rakipi ka marrë dhe më shumë vota se emrat e njohur publikë që kandidoi PS, Lulejta Bozdo dhe Najada Çomo.