Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Sipas akuzës të bërë nga opozita, që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e drejtë, deputeti Kokëdhima ka përfituar në 150 raste para nga fondet publike me tenderë të përfituara nga kompania “Abisnet”, që ai ka patur në pronësi deri në shkurt të vitit 2014. Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe KQZ do të nisin procedurën për zëvendësimin e Koço Kokëdhimës. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në radhë vjen Edmond Leka, ish- kryetari i PS-së së Vlorës që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.
QARKU VLORË
EDI RAMA
VALENTINA LESKAJ
KOÇO KOKËDHIMA
LUIZA XHUVANI
FATMIR TOÇI
ANDREA MARTO
EDMOND LEKA
SHUAIP BEQIRI
MIRA SHEHU
SHEME LULO
SOKOL BANA
GENCI KOJDHELI
NEIME GJIKA
NORETA KALCUNI
INES STASA