Ishin me mison në Kabul, kthehen në Atdhe grupi i ushtarëve shqiptarë

176
Sigal

Është kthyer në Atdhe, Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale si dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan. Lajmi është bërë i ditur, nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u ka uruar mirëseardhjen ushtarëve, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga momentet e mbërritjes së tyre në Atdhe. “Mirëseerdhët në atdhe! – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan.” shkruan Niko Peleshi.