Ish ministrja e PS Arta Dade/ Rilindja solli çupulinat  në parti, duke larguar socialistët

444
Sigal

PS-ja ka 4 vjet që nuk funksionin, e Majta duhet ribërë. Reforma zgjedhore është prodhim i pazareve politike. Ambasadorët bëjnë presion, një vendi që aspiron në BE-në

Ish ministrja e PS-së Arta Dade: Rama solli “Mjaftin” në  PS –ë duke larguar gjithë të “vjetrit” socialistë

Prej më shumë se 4 -vjetësh PS-ja nuk funksionon, e majta duhet ribërë

Ish-deputetja e PS-së  dhe ish ministrja Arta Dade, foli për ardhjen në pushtet të Ramës dhe lëvizjen “Mjaft” që zëvendësoi të “vjetrit” në PS-ë. Arta Dade: “Më lejoni t’u them që nga një mik i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e “Mjaft”-it me vajza të reja, që tashmë janë në krye të punëve të pushtetit, dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, por nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në.  Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan “G-99”-ën dhe ajo kontrollohej nga Rama. “G-99”-ta,  në të gjitha sfidat nuk ka marrë as 0.1%  dhe më vonë u transplantuan të gjithë nën ombrellën e Rilindjes në PS-ë.  Duhej bërë vendi për këta dhe u larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mi, të cilët së bashku i dhamë Shqipërisë mjaft gjëra pozitive.

Dade: Prej më shumë se 4 –vjetësh  PS-ja  nuk funksionon, e majta duhet ribërë

 Ish deputetja e PS-së,  Arta Dade, tha se prej me shumë se 4 –vjetësh,  Partia Socialiste nuk funksionon.  Sipas saj, e majta duhet ribërë. Arta Dade: ”Ka të paktën 4 -vjet ose më shumë që nuk funksionon Partia Socialiste dhe mua vazhdimisht më përforcohet bindja që e majta duhet ribërë. Nuk marr përsipër të bëj analizën  e të djathës, por do ta parapëlqeja. Janë zhdukur kufijtë edhe ideologjikë të forcave politike.  Kanë të bëjnë më shumë interesat ekonomike, kanë të bëjnë pazaret, dhe nuk ka kompromise të qenësishme që janë në dobi të shqiptarëve.”

Dade: Kompromise politike

Ish deputetja dhe ish ministrja e PS-së, kritikoi Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, duke thënë, se nuk ka reformë për të reformuar parlamentin, apo shqiptarë të votojnë  përfaqësuesit e veët në parlament, por aty bëhen vetëm pazare politike.

Arta Dade:Askush nuk është në gjendje për të marrë vendime pa “OK” nga kryetari e partisë. Përfaqësuesit në atë tryezë të këshillit politik janë thjeshtë zëdhënës dhe nuk mund të trajtohet asnjë çështje pa miratimin e kryetarit. Duhet të na kapin për dore ambasadorët. Sot (dje)  jam e befasuar që takimi është bërë në një dhomë që konsiderohet  tokë e huaj. Të tilla negociata janë zhvilluar vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, por qoftë edhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike të shkonin në rezidencën e ambasadores. Mesa duket ambasadorja u lodh duke vajtur nëpër zyrat e partive politike dhe janë mbledhur atje. Kjo është një simbolikë për mendimin tim, sepse në diplomaci asgjë nuk bëhet kot, dhe nuk është rastësore. Reforma nuk ka si lihet në momentin e fundit dhe në momentin e fundit nuk ke çfarë të prodhosh, pasi do të kesh ato kompromiset ose pazaret, ose do të bëhen në këmbë dhe reforma do të ketë defekt kur ky kod të zbatohet”.

Dade: Për të ardhur keq që një vend aspirues për BE-në, të ketë nevojë për presion nga ambasadorët

Ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se është e çuditshme që një vend i cili aspiron për BE, ka nevojë për presion nga ambasadorët. Arta Dade: “Rezidencat e ambasadave janë toka të tyret, e vendeve që përfaqësojnë, dhe që një vend që aspiron të hapë negociata, të ketë nevojë që t’i ushtrojnë ambasadorë të fuqishëm, si ai i SHBA, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar. Është për të ardhur keq që nuk arrihet një kompromis në vendin e vet”.