Ish ministri Ylli Manjani: Falë ambasadës së BE-së, sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese , Gjykatë të Lartë dhe pa SPAK

412
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani: Falë delegacionit të BE, jemi pa gjykata

Maja Koçijançiç ka të drejtë.

  • Delegacioni i BE dhe veçanërisht drejtuesit e tij dje dhe sot e kanë afruar Shqipërinë me BE.
  • 3 vite rresht na u hapën negociatat.
  • Si rezultat i këtij kontributi të jashtëzakonshëm, Shqipëria sot ka mbyllur dyert e gjykatave dhe ka hapur portalet e thashethemeve.
  • Veçanërisht sinjifikativ ishte mësimi që kemi mësuar nga Delegacioni i BE, për blerje asetesh e shërbimesh pa tender.
  • Si rezultat i këtij mësimi vështirë të gjesh sot ndonjë punë publike të tenderuar me garë të hapur dhe konkurruese.
  • Delegacioni i BE, pasi humbi statusin e monitoruesit, me objektivitet të lartë nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi.
  • Madje Delegacionit Evropian duhet t’i japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.
  • Më në fund, kush kritikon Delegacionin e BE ka kritikuar vetë BE dhe është i Macronit…

Le të jenë ça të duan, por sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën! Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burokracia e Brukselit… Po, jam dakord me Macronin!