Ish-kryeministri Berisha: Skandal! Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi është shpërblyer çdo muaj me 2 rroga shteti

880
Sigal

Berisha: Skandal! Ministri i ri i Brendshëm çdo muaj 2 rroga shteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur ‘dosjen’ për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili zëvendësoi dje pas dorëheqjes, Fatmir Xhafajn. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha pohon se Lleshi merrte dy rroga shtetërore. Ka qenë një punësojnë digjital ai që i shkruan Berishës, se Lleshi ka qenë i vetmi që merrte dy rroga çdo muaj, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria. DENONCIMI TEK BERISHA: Ministri i ri i Brendshëm, gjeneral me dy rroga shtetërore! sb: “Mirëmëngjesi Dr, jam punonjës në kryeministri. Desha t’ju informoj për një skandal të Sandër Lleshit. Ky ishte punonjësi i vetëm, që merrte 2 rroga shtetërore çdo muaj, një rrogë e merrte te ministria Mbrojtjes, kurse rrogën tjetër e merrte si këshilltar i KM dhe paratë e marra në abuzim të plotë nuk i ktheu ndonjëherë përkundrazi kishte hallin që të mos paguante dy herë sigurimet shoqërore. Pra ky njeri tani që bëhet ministër, sa rroga do të marrë??!”