Ish-Kryeministri Berisha publikon denoncimin: Kriminelët elektoralë në shqyrtim të ankesave të farsës së 25 prillit!

179
Sigal

Ditën e sotme, ish-Kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, denoncimin e nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha: 

Lexoni denoncimin e nënkryetarit të PD, Edi Paloka. sb

Paloka: Të akuzuar në SPAK për shitblerje votash në Durrës, sot numërues në KQZ

Nënkryetari i PD-së dhe drejtuesi politik në Durrës, Edi Paloka ka denoncuar me emra personat që janë të akuzuar në SPAK për shitblerje votash dhe sot janë në KQZ, duke rinumëruar kutitë.

Reagimi i Edi Palokës:

Drejtues të administratës në Durrës, pikërisht ata që janë denoncuar nga PD në SPAK për krime zgjedhore, ndërkohë që duhej të ishin në punën e shtetit për të cilën paguhen me paratë e shiptarëve, janë prapë sot në shërbim të partisë në rinumërimin e votave në KQZ!

Shërbëtorët e Ramës në KAS ndërkohë pyesin se ku janë provat që administrata është përdorur në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet !!!

Unë e kam shprehur publikisht , që një ditë përpara se KAS të filloj shqyrtimin e ankimimeve të opozitës, se shërbëtorët e Ramës aty , njësoj si shefi i tyre, nuk do të pyesin as për ligjin e as për faktet për të zbuluar të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit! Kjo për fat të keq po vërtetohet çdo ditë! Të turpshëm e të shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik të llojeve të tjera, kanë hedhur poshtë gjithshka.

Sot po jap një fakt të vogël për të treguar se sa groteske është ajo që po ndodh në KAS! Bëhet fjalë për Durrësin .

Pasi hodhën poshtë gjithë kërkesat e PD për tërheqjen e provave nga institucionet ( siç i detyron ligji ) pranuan një kërkesë për rinumërim të LSI-së. Si edhe në disa raste të tjera, kjo bëhet për tu përdorur si justifikim që gjoja jo të gjitha kërkesat e opozitës nuk u pranuan…Pranojnë rinumërim sepse dihet nga të gjithë që manipulimi dhe krimet zgjedhore që kanë vendosur rezultatin, janë kryer në proceset para numërimit përfshi këtu ato që janë publike dhe lehtësisht të verifikueshme. Praktikisht në Durrës, përvec shit-blerjes ‘klasike’ të votës , me para në dore, ka ndodhur një megablerje me paratë e shtetit dhe të BE. Përdorimi i administratës dhe aseteve publike , në kundërshtim dhe shkelje të ligjit, në Durrës është evidente dhe vërtetohet lehtësisht me dokumenta. Janë pikërisht ato dokumenta e prova që shërbëtorët e Ramës në KAS nuk pranojnë as t’ju a kërkojnë institucioneve megjithëse janë të detyruar ta bëjnë…!

E për ta çuar deri në fund maskaradën, ja se çfarë ndodh sot pikërisht në sy të KAS-it;

PD ka denoncuar përdorimin e administratës në funksion të manipulimit të votave. Ka denoncuar me emra në SPAK edhe disa zyrtarë në Durrës.

Sot , si për të treguar cinizmin dhe arrogancën ndaj ligjit deri në fund, PS çon si vëzhgues në rinumërimin e votave në KAS , drejtues dhe punonjës të administratës, pjesa më e madhe e të cilëve janë në listën e denoncuar nga PD në SPAK…! Këta minimalisht duhej të ishin në punë sot se paguhen me paratë e shqiptarëve për punet e shtetit. Po ata edhe sot po bëjne punën e partisë dhe zvarranikët e KAS, kërkojnë prova nga opozita në se u përdor apo jo administrata në zgjedhje në shërbim të ‘rilindjes’!!!