Ish-Kryeministri Berisha: Arben Malavita fshehu dokumentet për Kompleksin “Partizani”, është në gjyq me pronarët

333
Në konferencën e jashtëzakonshme që po mban pas vendimit të DASH për shpalljen non-grata, ish-kryeministri Berisha, u ndal edhe te akuzat për korrupsion në lidhje me tjetërsimin e Kompleksit Partizani, gjatë periudhës kur ishte kryeministër. Berisha ka akuzuar  drejtorin e Top-Channel, Ben Blushi, që e quan Arben Malavita, që nëpërmjet emisionit Top-Story, ka manipuluar publikun duke fshehur provat dhe për këtë është hapur edhe një process gjyqësor nga pronarët ndaj këtij emisioni ku do të paraqiten prova esenciale.
Sigal

‘Emisioni Arben Malavita bazohet mbi falcitetin e manipulimit të provave. Për këtë qëllim është hapur një proces gjyqësor nga pronarët. Në atë proces gjyqësor të siguroj që do paraqiten dokumente që janë fshehur nga Arben Malavita, miku i Lulzim Berishës. Për atë emision është hapur një proces nga pronarët. Zero korrupsion. Janë fshehur dokumente esenciale, dhe ai që i ka fshehur dhe manipuluar do marrë edhe përgjigjen në gjykatë. Një gjë e sigurtë është.  Dhëndri im ka 30 përqind aty por një centimetër tokë nuk ja ka marrë kujt. Nga pronat që ka, nuk ka marrë as një të dhjetën që e ka nga gjyshja, që janë Begeja, që janë edhe pronarët më të mëdhenj të tokave në Tiranë.’