/Gazeta TELEGRAF
PS duhet të mendojë për një ndryshim të madh. Në kushtet që jemi, mendoj se PS-ja duhet të bëjë një ndryshim të madh. Ato ndryshime pozitive ende që nuk i kemi dhe që Shqipëria ka nevojë. Jam e sigurt se PS ka potencialin për të realizuar këtë ndryshim. Mesazhet që kam parë, qofshin ato paszgjedhore. Edhe në fjalën që mbajti kreu i PS-së dhe kryeministri i vendit pas zgjedhjeve, janë mesazhe që japin shpresë. PS e ka të qartë se përveç fitores është një sfidë jo e lehtë, pasi ka shtruar nevojën për ndryshim edhe të vetvetes, për rritje të përgjegjësisë dhe të mënyrës të të punuarit. Ajo që vlerësoj është shtrirja e dorës për bashkëpunim. Jemi një vend që është në pritshmëri për çeljen e konferencës ndërqeveritare për negociatat. Jemi vend aspirant për BE. Duhet të diskutojmë kërkesat që kanë lidhje me BE, përfshirë çështjen e bashkëpunimit dhe dialogut. Një parlament nuk mund të jetë i demokracisë funksionale, nëse nuk ka bashkëpunim. Ne shpesh na ka penguar dialogu politik. Nuk është hera e parë që shtrohet kjo çështje. PS e ka bërë këtë hap atëherë, ka qenë në opozitë. Unë kam kërkuar në emër të PS, në parlament që të bënim një pakt për 5 reforma madhore të vendit, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe mediat. Kjo është shenjë emancipuese dhe nevojë jetike për vendin, për shqiptarët dhe integrimit. Nëse si bëjmë këto reforma për shqiptarët, ç’kuptim ka vetëm për integrimin. Njerëzit janë lodhur nga gjuha e urrejtjes dhe sherreve politike nga ky diskurs politik që vërtitet rreth emrave dhe partive politike.




















