Sot, “paria” e Vlorës është e paaftë për të menaxhuar qytetin

237
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Ergys Alushi

Kuvendi i Barçallasë
29 maj 1920
101- vjet më parë
Në Barçalla, paria e Vlorës organizohet në  një Kuvend për të vendosur sa më shpejt në veprim planin e luftës kundër Italisë. Krijohet “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun. I shpallet luftë Italisë që kishte ardhur për “ndihmë”në 1914, por kishte nxjerrë jashtë ligjit, deri edhe flamurin kombëtar. Ishte një kohë kur Vlora kishte zot, dhe për fatet e saj, vendosnin djemtë e saj. Nderim e mirënjohje për ata burra e atë luftë çlirimtare, luftë e të gjithë shqiptarëve për ta bashkuar Vlorën me pjesën tjetër të Shqipërisë. Sot, Vlorës dhe Shqipërisë, i mungojnë të tillë burra e të tilla Kuvende. Sot, “paria” e Vlorës është e pamerituar, e përçarë dhe e paaftë për të menaxhuar qytetin. Për këtë do shkruaj në vazhdimësi, sepse historia vazhdon….