Ish deputeti Oerd Bylykbashi/ Mbi varrin e Kushtetutës mbin bari i antikushtetueshmërisë së barbarisë së kryeministrit rilindas

512
Sigal

Oerd Bylykbashi: Legjenda e Kushtetutit dhe Doruntinës

Kjo puna e Gjykatës Kushtetuese ka kapur dimensionin e legjendës. E kemi të shkruar në Kushtetutë, por nuk egziston në realitet, madje sot të duket se nuk ka egzistuar fare, por është një përrallë. Fiks si legjenda e Kostandinit dhe Doruntinës. Dikur ishin 9 anëtarë të një trupe. ‎8 anëtarë ikën nga pensioni, dorëheqjet dhe vetingu, ashtu si vëllezërit e Doruntinës, që vdiqen nga lufta dhe murtaja. Në fund mbeti një anëtare që, pa shpresë, pret ta zëvendësojnë, sepse i ka mbaruar mandati. Diku, në shtigjet e askundit, enden shpirtrat e anëtarëve që do mbushin shtëpinë e braktisur të Gjykatës Kushtetuese. Anëtarja e vetmuar, pret të vijë anëtari që do ta zëvendësojë dhe me trishtim kujton derën e lavdishme të Gjykatës, qe dikur, me trimëri i kthente ligjet kryeministrave, duke mbrojtur Kushtetutën. Dikur……. Ndërkohë mbi varrin e Kushtetutit mbin bari i antikushtetutshmërisë së barbarisë së Kryeministrit, ndërsa nëna Kushtetutë, porsi qelqe me verë, i plasi Gjykatës në derë…