Ironia e Pekës me rastin ‘Hajdari-Basha’: Nesër surpriza do jetë te Berisha, do i bashkohen degët e Tiranës

228
Sigal

Analisti Çim Peka përdori ironinë për të bërë një krahasim mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ish-deputetes Rudina Hajdari.

Peka tha se edhe Rudina Hajdarit i premtuan amerikanët se do bëhej deputete, por aq sa u bë ajo deputete, aq do bëhet Basha kryeministër me premtimet amerikane.

“Unë mendoj që në këto 30 vite jam konsistent në kritikat ndaj të majtës, e cila ka bërë gabime, kurse e djathta ka bërë gabime. 

Duhet ta them më dhimbje, nuk flitet për përçarje të PD, sot nuk kemi më PD. Basha futet fshehurazi në PD, del fshehurazi, nuk del dot në bazë.

Kjo lëvizje është një shpresë për të ribërë Partinë Demokratike. Duke e hapur partinë, sepse Basha nuk është më kryetar sepse vendimmarrjen e ka dorëzuar te ambasada amerikane. Ai e ka pranuar publikisht se nuk është i lirë.

Zoti Basha ka menduar se në pushtet ose me pazar, ose me ambasada. Në pushtet nuk të sjell as ambasada dhe as pazari. Kryeministër të bën vota,” tha Peka.

I pyetur se çfarë pritet nga seanca e nesërme në Kuvend, Peka tha se surpriza do jetë në hotel Rogner, ku do nisë lëvizja Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Disa degë të PD në Tiranë do i bashkohen Sali Berishës. Surpriza do jetë në Rogner,” tha ai.

© SYRI.net