Ironia e Dylgjerit: Të hënën liridalje nga liqeni për burrat e divorcuar

370
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar vendimin e qeverisë për të lejuar në ditë të veçanta daljen nga banesa të pensionistëve dhe të grave me fëmijë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se nga dita e hënë e kanë radhën burrat e divorcuar për të bërë xhiro nga liqeni.

“Vazhdon hapja e orarit te karantines… Nga dita e hënë do dalin 2 orë xhiro nga liqeni të gjithë burrat që i kanë ndarë gratë e para, të dyta, të treta, të katërta e tërrrrrrrrrrrrrrrrrr! Do vënë nga një karafil te bari ku kanë…kullotur. Me vete duhet të kenë edhe vendimin gjygjsor”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.