Irena Beqiraj: Përcaktuesit e çmimit të naftës, edhe detyrat e qeverisë!

429
Sigal

Irena Beqiraj
Ish-Zv/ Minsitre e Financave

Do përpiqem të jem e thjeshtë, në këtë shpjegim edhe nuk do të përdor emra kompanish, kjo për arsye se nuk është faji i tyre, por zotësia e tyre, që mund të jenë përcaktues të pashqetësuar të çmimit.
1. Produket e naftës kur vijnë në port futen në magazinat e lira doganore. Në këto magazina pronësia e produktit është e brokerave që janë kryesisht të huaj. Por administrator të tyre janë kompanitë shqiptare nga të cilat dy më të fuqishmet janë kompania A dhe kompania B. Të gjithë kompanitë që duan të importojnë naftë paraqiten tek administratorët A dhe B, të cilët përcaktojnë çmimin edhe sasinë që janë të gatshëm të lëvrojnë. Çmimi X i çdoganimit nuk mund të jetë më i vogël se çmimi referent i bursës, por mund të jetë më i lartë nëse administratori bje dakord me importuesit. Pra një diversifikim i importuesve mund të sillte presion të mjaftueshëm që mos të rritej asnjë cent çmimi mbi çmimin referues .
Po kush janë importuesit?
Po të shikojmë të dhënat e doganës në vitin 2021 po kompania A dhe B kishin 62% të gjithë importeve, apo hedhjes në qarkullim në Shqipëri përqindje kjo: që ruhet edhe në dy muajt e parë të 2022.
Pra administratori A dhe B ka edhe 62% të gjithë importeve, pra këta kanë mundësi të përcaktojnë çmimin e importit X1= X+ taksat, përvec vendimarrjes për sasitë.
Po të vazhdojmë më tej importuesit A dhe B kanë edhe 67% të shitjes me pakicë, edhe marxhi i çmimit është rreth 25-28 lek/litër. Pra, nëse në Portoromano çmimi i daljes nga magazina e lirë bashkë me taksat është X1 në shitjen me pakicë çmimi është X1 +25/litër.
Pra A dhe B janë administratorët e magazines së lirë të licensuar nga shteti, janë importuesit kryesorë me 62% , janë shitësit me pakicë në 67% ,( po të licensuar nga shteti) pra shkurtimisht janë përcaktuesit jo vetëm te sasisë, por edhe të çmimit në treg.
Kjo strukturë tregu quhet OLIGOPOL madje vertikal në çdo hallkë të shpërndarjes i cili duhet të marrë fund. Në të kundërt ato kanë të drejtën e plotë, që u jep tregu të përcaktojnë çmimet edhe rrjedhimisht fitimet e tyre të pashqetësuar nga asnjë lloj konkurence!
Rregullimi i tregjeve, pra, prishja e strukturave oligopolistike aq më shumë vertikale është detyrë e qeverisë, aq më tepër tek komoditetet jetike siç është nafta .Rezerva është një histori tjetër shumë interesante !