Integrimi/ Pedagogu jep deklaratën: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari

199
Sigal

Pedagogu dhe eksperti i integrimit, Gentian Elezi, e cilëson hap pozitiv ndryshimin e qëndrimit nga ana e Holandës sa i takon rrugëtimit Europian të Shqipërisë.

”Mund ta cilësojmë një hap më përpara duke marrë parasysh faktin se Holanda ka qenë në një ndër vendet skeptike për procesin. Kjo është një pengesë më pak për mbajtjen e Konferencës e Parë Ndërqeveritare”.

Po ashtu ai shprehet pengesë për Shqipërinë mund të bëhet aktualisht mosmarrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

”Besoje se vendet e tjera nuk do shfaqin pengesë. Me vendet e tjetra kuptoj ato vende që kanë shfaqur skepticizëm herë të tjera si Franca, Gjermani apo dhe Danimarka, por nuk duhet të harrojmë edhe frontin më lindor, ku Bullgaria nuk ka zhbllokuar marrëdhënien me RMV sa i përket avancimin në këtë proces. Tani le të themi se pengesa potenciale edhe për ne është zhvendosur pak më në lindje”.