Nesër disa zona në Tiranë pa energji elektrike, OSHEE: Ja kur do bëhet ndërprerja e dritave

240
Sigal

Nesër, disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, energji nuk do të kenë zonat pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa”.

Ndërprerja e dritave që po bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave do të bëhet nga ora 09:00-15:00.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë.

Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.