Incineratorët, Tabaku: Skema mafioze, Gjiknuri: Sfidë!

682
Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorë.
Në fjalën e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku i quajti skema mafioze kontratat për incineratorët. Ndërsa si përgjigje ministri Gjiknuri tha se trajtimi i mbejteve është një sfidë për Shqipërinë duke theksuar se PPP-ja është e vetmja zgjidhje. 

Tabaku: Prej tre muaj i kërkoj qeverisë dhe ministrave dosjen ndërkohë që vetëm dy ditë më parë më kanë vënë në dispozicion procedurën për koncesionin vetëm për incineratorin e Fierit, asgjë për Elbasanin dhe asgjë për Tiranën. Pse e gjithë kjo skemë mafiozë u zbatua në funksion të dhurimit të një koncesioni një personi të vetëm në të tre qytetet. Aq i rëndësishëm ishte ky koncesion për qeverisë saqë vendosi vendosi të përshpejtojë 9 procedura në një ditë të vetme. Në 16 dhjetor të 2014 kompania u sghpall fituese, afatet ligjore të ankimimit janë 7 ditë, pavarësisht kësaj brenda ditës u mbyllën ankesat po në 16 dhjetor, kjo pasi autoriteti kontraktor e dinte që nuk do të kishte ankesë sepse nuk kishte asnjë operator tjetër sepse gara u bë e fshehtë dhe e mbyllur.
U dërgua drafti për mendim në të gjithë ministritë brenda datës 16 dhjetorm erdhi përgjigjja po në datën 16 dhjetor, hartohet po në datën 16 dhjetor kontrata me 40 faqe mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, negociohet kontrata po në datën 16 dhjetor, firmoset kontrata po në 16 dhjetor dhe në 17 dhjetor në mbledhjen e qeverisë i jepet fituesit Klodian Zotot, eficencë të tillë qeveritare nuk kemi parë.

Gjiknuri: Transaprenca ka qenë e plotë. Nuk ka munguar transparenca për të vënë në dispozicion çdo kontratë publike. Çështja e mbetjeve është një nga sfidat që ka jo vetëm Shqipëria, por edhe Bota. Pra mbetjet është një nga sfidat bazë dhe menazhimin i mbetjeve urbane është edhe përgjegjësi e autoriteteve lokale, por vendorët nuk i kanë kapacitetet kështu që roli i qeverisë është i pandashëm. Nisur nga roli i qeverisë iniciativa e PPP mbetet e vetmja formë që është e provuar jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën e zhvilluar, mbetet e vetmja zgjidhja.
Pse u zgjidh alterantiva e djegies dhe e mbetjeve me prodhimin e energjisë? Pretendimi se qeveria nuk respektoi hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, u ba si një nga mënyrat me efiçente, e cila në një periudhë afatshkurtër i jep zgjidhje problematikës së mbetjeve duke dhëhë një alterantivë efikase për trajtimin e tyre.
Sigal