Incidentet në Kuvend, Ruçi vendos që të shtyhet seanca plenare

467
Sigal

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur që të shtyjë për në orën 18:00 seancën plenare, e cila u ndërpre pasi deputeti Endri Hasa goditi me vezë kryeministrin Edi Rama.

Hasa ka refuzuar që të dalë nga seanca, ndërkohë Ruçi ka vendosur që të shtyjë seancën për në orën 18:00.

Pas kërkesës së partisë Demokratike për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, byroja e Kuvendit ka vendosur që të shtyhet vendimi për përjashtimin e Ramës.

Ndërkohë Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e Nokës, Palokës dhe Strazimirit fjalor fyes. Këto dy kërkesa do shqyetohen në një në një mbledhje tjetër brenda 48 orëve.

Kujtojmë se Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga parlamenti deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasën, i cili qëlloi me vëzë ndaj kryeministri Edi Rama.

Gjakrat në Kuvend u nxehën në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, dhe provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura. Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.

Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës, të cilët duhet thënë se janë kapur në befasi dhe kanë reaguar me vonesë.