Incident në Fier/ Policia ndalon kandidatin e PD-së për deputet, Fatjon Semanjaku për bandelorat në shesh

79
Sigal

Policia e Fierit ka ndaluar kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ndalimin e Semanjakut.

Mësohet se ky i fundit, ka vendosur tendë pa leje në sheshin në qendër të Fierit.

Sipas PD-së, “Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka  shoqëruar në Komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh.”