Incident në Ersekë, gjuhet me karrige Basha, PD: E dënojmë

504
ERSEKE – Një incident ka ndodhur në takimin e Bashës në Ersekë ku një person ka tentuar ta godasë kreun e PD me karrige.
Gjatë prezantimit të kandidatit të PD për bashkinë e Ersekës, një person teksa fliste kreu i PD ka gjuajtur drejt tij me karrige. Karrigia ka goditur një 70 vjeçar me emrin Fuat Mydini i cili ka përfunduar në spital.
Suel Lico, është personi i cili ka gjuajtur me karrige është shoqëruar në polici. 
Basha ka qenë duke prezantuar kandidatin Viktor Duro. 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike për incidentin e ndodhur në Ersekë. Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se dënon dhunën e orkestruar nga dyshja Rama-Meta.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike për incidentin e Ersekës
Partia Demokratike dënon dhunën e orkestruar nga pushteti në aktivitetin e kryetarit të opozitës në Kolonjë
PD dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar që u ushtrua sot në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin, hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet duke plagosur zotin Fuat Ndini 65 vjec. Zoti Ndini u shoqërua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore për shkak të plagëve të rënda në kokë. 
Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor.
Partia Demokratike shpreh mirënjohjen ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë vërshuar masivisht në takimet prezantuese të kandidatëve tanë. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike do të vazhdojë dhe intensifikojë fushatën e saj dinjitoze, qytetare dhe demokratike.
Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se cdo përpjekje apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe, nuk do të arrijë kurrë të mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve shqiptarë për ti dhënë gjykimin e merituar, por vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të larguar një orë e më parë oligarkinë Rama-Meta nga keqqeverisja shkaterrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët 
Sigal