Inceneratorët djegin milionat

175
Sigal

Qeveria nuk ka lekë për pensionistët, por jep mbi 1.5 mln. euro për Zoton. Ahmetaj nis lëvizjet, ankimim  pas kontrollit të banesave: Partnerja kishte frikë nga arrestimi, u shkel ligji. Përgjegjësi individuale, Malaj PËR : Ministri s bën dot, pa dijeninë e kryeministrit.

Teksa Rama vijon të jetë i dyzuar për të dhënë një tjetër shpërblimi për pensionistët, me qëllim përballimin sadopak të rritjes galopante të çmimeve, vartësit e tij nuk kursejnë aspak milionat për Klodian Zoton. Edhe pse incenerimi i mbetjeve nuk bëhet, kryebashkiakët e tij socialiste, për periudhën janar-mars 2023, i kanë dhënë mbi 1.5 milion euro kompanisë së Zotos në landfillin e Sharrës

Kryeministri Edi Rama ka tre muaj që është duke diskutuar me veten nëse duhet t’u japë pensionistëve shpërblim, për të përballuar krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga keq-qeverisja e tij.

Pas pilulës elektorale që shpërndau në dhjetor 2022, ku pensionistët morën 8 mijë lekë të reja, Rama deklaroi në janar të këtij viti se do të shpërndante edhe të tjera të ardhura për të moshuarit, me qëllim përballimin sadopak të rritjes galopante të çmimeve.

Por ndërkohë që vijon të jetë i dyzuar për ndihmesën e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, Rama dhe vartësit e tij nuk mendohen dy herë për të paguar shumat stratosferike për inceneratorët e Klodian Zotos.

Në periudhën janar-mars 2023, bashkitë e Tiranës, Vorës, Kavajës dhe Durrësit, të drejtuara të gjitha nga socialistët e Ramës, kanë arkëtuar mbi 1.5 milion euro për kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV”, e krijuar nga Zoto dhe që menaxhon landfillin e Sharrës.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se gjatë fillimit të vitit 2023, në llogaritë e koncesionarit të Sharrës janë derdhur 161.6 milionë lekë të reja. Primatin në arkëtime për kompaninë e krijuar nga Klodian Zoto e mban Bashkia e Tiranës, e pasuar nga ajo e Durrësit.

Bashkitë e Shqipërisë qendrore paguajnë 29 euro për depozitimin e çdo ton mbeturina në landfillin e Sharrës. Kjo pagesë është për shërbimin e depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Deri më tani, kompania koncesionare nuk e kryen incenerimin, ndërkohë që bashkitë në varësi të Edi Ramës e kryejnë pagesën e plotë, duke rënduar buxhetin e qytetarëve, siç konstatoi më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Zbardhet lëvizja/  Ahmetaj ankimim  pas kontrollit të banesave:  ‘Partnerja kishte frikë nga arrestimi’, u shkel ligji

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres. Përmes avokatit, deputeti pretendon se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.Avokati i Ahmetaj, thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cenuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Në dokumentin e siguruar nga SYRI, thuhet se ambienti i kontrolluar duhet të konsiderohej si banesë e deputetit të Kuvendit përderisa ai qëndron në këtë banesë me bashkëjetuesen.

Në ankim kërkohet gjithashtu dhe shpallja e paligjshme e modaliteteve të ekzekutimit të kontrollit personal të partneres së tij dhe banesës, pasi “procedura e zbatuar nga hetuesit e BKH ka cenuar lirinë e zonjës E. H. në kundërshtim me ligjin, dinjitetin njerëzor të saj, të drejtën e mbrojtjes ligjore të çiftit bashkëjetues dhe privatësinë e komunikimeve elektronike”.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Apelin e GJKKO, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetajt “nuk është funksionare e administratës e s’ka lidhje me faktet që hetohen nga Prokuroria e Posaçme”.

“Ajo bëhet subjekt kontrolli vetjak e të banesës vetëm se është bashkëjetuese e Arben Ahmetajt. Nga bashkëjetesa ata kanë sjellë në jetë një fëmijë çka konfirmohet fakti që ata të dy bashkëjetojnë në të njëjtën banesë”.

Gjithashtu, ankimimi thekson se bashkëjetuesja e Ahmetajt ka dorëzuar të dhënat për telefonin e saj, teksa është ndjerë e kërcënuar dhe ka pasur frikë se do arrestohej.

Theksojmë se hetuesit nuk kishin të drejtë të hynin në sistemin kompjuterik të smartphone të zonjës E. H. dhe të merrnin dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private elektronike pa një vendim të posaçëm autorizues të gjykatës. Kjo mënyrë veprimi cenoi të drejtën e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve”, thuhet në padi.Ahmetaj thonë se Prokuroria e Posaçme, e cila bëri kërkesën, dhe gjykata që firmosi kontrollin e banesës, kanë qenë të përgjegjshme për shkeljen, duke shtuar se kanë patur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të provuar se në atë banesë jetonte edhe ai vetë dhe nuk mund të bëhej kontroll pa aprovim nga Kuvendi.Gjithashtu, Ahmetaj pretendon se kontrolli është bërë pa praninë e një avokati që të përfaqësojë Erjola Hoxhën.Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, rezulton se nuk janë gjetur para, por janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.