Ina Zhupa nga Kuvendi Kombëtar: Dorëzimi jonë është ri-instalimi diktaturës dhe do ishte dëmi i madh për çdo qytetar dhe për vendin !

37
Sigal

Kuvendi Kombëtar/ Fjalimi i deputetes së PD, Ina Zhup

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar delegatë!

I nderuar kryetar Dr. Berisha!

Partia Demokratike u krijua nga lëvizja e sinqertë  e atyre që besonin tek demokracia, shteti i së drejtës, te liria kundrejt regjimit diktatorial e pushtetit të një grushti njerëzish. Kjo peshë e historisë por edhe ky mision i Partisë Demokratike, duhet të na bëjë sot më shumë se kurrë të reflektojmë dhe veprojmë.

Kjo nuk eshte çështje individësh, kjo është përgjegjësi e çdo demokrati dhe qytetari që ndjen shtypjen e pushtetit tek kostot e jetesës, tek vështiresitë në shendetesi, të vështiresitë në arsim, te drejtësia e munguar, që i detyrojnë të shohin shpresën vetëm jashtë. Shumë prej jush ndihen të lodhur, e unë i kuptoj. Sigurisht nuk është dhe nuk ka për të qenë e lehtë zhbërja e këtij regjimi, por dorëzimi nuk është alternativë.

Dorezimi jonë është ri-instalimi diktaturës dhe do ishte dëmi i madh për çdo qytetar dhe për vendin.

Ky regjim, Shqipërinë e trajton si plackë, jep me koncension historinë dhe trashegiminë, jep territorin për kampe, jep detin strategjikeve dhe i nxin jetën çdo njeriu te ndershem. Ngjarjet në parlament dhe më tej e kanë treguar që qeveria perdor çdo mjet dhe për të gjymtuar opozitën dhe opozitarizmin në Shqipëri.  Por ne nuk duhet të ndalemi dhe nuk do ndalemi.

Modeli i meritokracisë, modeli i votës së lirë, modeli i përgjegjësisë politike, modeli i respektimit të mendimit ndryshe duhet jene parametrat tonë sot në opozitë, si një shembull i asaj që do jemi nesër në qeverisje.

Partia Demokratike ka detyrën të motivoje shqiptarët, ka detyrë të ftojë edhe të bindi çdo qytetar për t’u bashkuar në një front, ka detyrë të qendrojë dhe të perballet me çdo mjet demokratik për të arritur ndryshimin që do edhe kërkon çdo shqiptar i ndershëm.

E kemi për detyre edhe do ta bejme të gjithë së bashku.

Rroftë Partia Demokratike!

Rroftë Shqipëria!