Impianti i djegies së plehrave në Fier, Kryemadhi: Banorët po dhunohen, Rama të tërhiqet ose…

579
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sot para mediave nga selia e kësaj partie për të shprehur mbështetjen për banorët e fshatit Verri në Fier, të cilët po protestojnë kundër ndërtimit të impiantit të djegies së plehrave.
Kryemadhi iu ka drejtuar të gjithë faktorëve dhe aktorëve thirrje të heqin dorë nga ndërtimi i këtij impianti, ndërsa iu bëri thirrje anëtarëve të LSI-së t’i bashkohen banorëve.
“Sot në veri të Mbrostarit në Fier banorët po dhunohen barabarisht nga policia, sepse po kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe të mos detyrohen të emigrojnë. Prej disa muajsh një kompani e militantëve të PS ka fituar 3 koncesione për impiant djegiesh. Ky projekt nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Është e qartë që incineratorit nuk duhet. Ajo që duhet është një politikë më e mirë e riciklimit. Incenerimi duhet kur merr plehra nga vendet e tjera. Nëse ky është qëllimi i Ramës ku është qëllimi i shqiptarëve. Kjo është mafia e plehrave. LSI do të jetë në ndihmë të banorëve. Media të jetë prezent në këto momente dhune. Iu bëj thirrje investitorëve, pronarëve apo edhe grupeve të caktuara të interesit, të tërhiqen sepse dita kur do përballen me ligjin është afër. Edhe Rama të heq dorë se do përfundojë në kazanin e plehrave. Ato janë toka buke dhe ky impiant nuk mund të ndërtohet aty. Nëse janë të vërteta fjalët se kryebashkiaku është pronar i tokës atëherë nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale. Policia dhe kryetari i bashkisë të tërhiqen nga terrori i kryepleqve për të marrë firmat. I bëj thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga ndërtimi i këti impianti në Verri”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Sigal