Ilir Meta, uron Kryetarin e Senatit, Mike Pence për Ditën e Pavarësisë së SHBA

530
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mesazh urimi Kryetarit të Senatit të SHBA, Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Senatit të SHBA, Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Në letrën e tij, Meta i shpreh urimet më të sinqerta Ryan për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shpreh bindjen se lidhja e shkëlqyer strategjike, partneriteti midis dy vendeve tona si dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Drejtuar: H.E.Mr. Mike PENCE
Kryetar i Senatit të Shteteve të Bashkuara
WASHINGTON DC
I nderuar Kryetar,
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të sinqerta për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite të bukur dhe domethënëse kombëtare, i urojmë të gjithë amerikanëve në mbarë botën çdo sukses, paqe dhe unitet.
Jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të sinqertë që na është dhënë përgjatë gjithë historisë. Jam i bindur se lidhja e shkëlqyeshme strategjike dhe partneriteti midis dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.
Përfitoj nga ky rast, të rinovoj ftesën time për ju për të vizituar Shqipërinë në një kohë më të përshtatshme për ju.
Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për sukses në detyrën Tuaj të rëndësishme dhe sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Me respekt
Ilir META
Sigal