Ilir Meta takohet me Presidentin e Senatit Amerikan Orrin Hatch

433
Meta e Vasili, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump. Ai ka publikuar foto nga ceremonia përballë Shtëpisë së Bardhë, në të cilën shoqërohej edhe nga zëvendëskryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. 
Kryeparlamentari Meta në dy takimet e zhvilluara në SHBA, gjatë vizitës si i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri Amerikan
Ilir Meta: “Besojmë në bashkëpunimin e plotë dhe mbështetës të Presidencës Trump”
Kryeparlamentari Meta pritet në SHBA nga Z. Orrin Hatch, Presidenti i Senatit Amerikan dhe me Z. Ed Royce, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan 
Ditën e djeshme, gjatë vizitës së tij në SHBA ku ishte i ftuar për ceremoninë e Inaugurimit të presidentit të ri të SHBA, Z. Donald Trump, Kryeparlamentari Ilir Meta është pritur në takime edhe nga dy personalitete të shtetit amerikan, të cilët vlerësuan rolin dhe kontributin e Z. Ilir Meta në konsolidimin e marrëdhënieve dhe partneritetit të Shqipërisë me SHBA, në nisëm për miratimin e reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit, si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE, duke futur në politikën shqiptare, frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit reciprok për interesin e vendit.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pritet në SHBA, nga Z. Orrin Hatch Presidenti i Senatit Amerikan 
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pritet në SHBA, nga Z. Orrin Hatch Presidenti i Senatit Amerikan Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, u prit nga Presidenti i Senatit Amerikan z. Orrin Hatch. Senatori Orrin Hatch, i uroi mirëseardhjen në Washington, Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë e sinqertë për pjesëmarrjen e kryeparlamentarit Meta, në ceremoninë inauguruese të Presidentit të 45-të të SHBA, z. Donald Trump. Duke diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Hatch theksoi,se Administrata e re e SHBA e drejtuar nga Trump, do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në vlerësimin e tij, gjatë takimit me Ilir Metën, Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch, theksoi: “Kemi kënaqësinë që Ju merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rritim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve”. Ndërsa Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, gjatë takimit, vuri në dukje faktin, se “Betimi i Presidentit Trump është një ngjarje me rëndësi të madhe jo vetëm për SHBA, por edhe më gjerë. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit z. Meta. Gjatë bashkëbisedimit, z. Meta vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit duke theksuar se: “Angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e Rajonit”. 
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pritet në SHBA, nga Z. Ed Royce, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan 
Po ditën e djeshme, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvillon një takim me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan z. Ed Royce. Në vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce. Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi z. Ed Royce për rizgjedhjen e tij.
Z. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”. Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta, se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.
Sigal