Donald Trump shënjestron “Obamacare”

515
Donald Trump iu deshën pak orë për të kaluar nga fjalët tek veprat. Me t’u ulur në zyrën e tij, Presidenti firmosi një sërë urdhërash ekzekutivë, që shënjestrojnë reformën shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.
Ai ka urdhëruar të gjitha agjencitë federale që të ndërmarrin masa të nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qeverisë amerikane në shëndetësi, duke ndërmarrë hapin e parë në përmbushjen e zotimit të fushatës, se do të anulonte këtë reformë, që njihet si “Obamacare”.
Gjithsesi, se deri ku do të shkojë Trump me këtë reformë është ende shpejt të bëhet një parashikim, pasi vetë miliarderi, në takimin e pritjes nga Obama në Shtëpinë e Bardhë fill pas fitores së zgjedhjeve në nëntor, u shpreh se do të konsiderojë ruajtjen e disa ligjeve të paketës shëndetësore të paraardhësit të tij.
Ndryshimi i parë i Donald Trump president dhe administratës së tij ishte në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë, ku “zhduku” prej aty strategjinë Obama për ndryshimet klimatike.
Sigal