Vdekja e policit në Durrës, Meta: Jam pranë familjarëve, miqve e kolegëve të tij në këto momente të rënda

522
Sigal

Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e një Polici. Ndërkohë që po kryente detyrën ka mbetur viktimë e tërmetit.

Në lidhje me këtë ngjare të trishtë Presidenti Meta u ka shprehur  keqardhjen dhe ngushëllimet i tij  përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Ja postimi i tij :

Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!