Ilir Meta: Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën e PD-së, por edhe shumë deputetë që nuk flasin

114
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sipas tij, rezultati do jetë spektakolar dhe se shanset për të fituar janë të mëdha, ndërsa theksoi se për PL hyrja në zgjedhje është vija e kuqe.

Sipas Metës, opozita ka të drejtë të bëjë gjithçka, por u shpreh se duhet të organizohet më mirë, kur bëhet fjalë për një pushtet që punon në mënyrë të paligjshme për të mbajtur në pushtet këtë sistem.

Ndërsa komentoi situatën brenda PD, kreu i PL tha se Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën e kësaj partie, por edhe disa deputetë që nuk flasin.

“Unë jam i qartë, unë e kam marrë PL me zero këshilltarë. Rezultati do të jetë spektakolar, shanset e opozitës janë të mëdha për të fituar bindshëm, Këtë e treguan zgjedhjet e fundit në Shkodër ku Berisha fitoi i vetëm.

Opozita me cdo çmim do hyjë në zgjedhje dhe kjo është një vijë e kuqe për PL. Opozita duhet të jetë shumë aktive dhe më e organizuar kur kemi parasysh që ballafaqohemi me një shtet mafioz, që punon në mënyrë të paligjshme për të frikësuar qytetarët dhe për të mbajtur këtë sistem kleptokratik në fuqi.

Ndaj Opozita ka të drejtën e saj të bëjë çdo gjë, por duhet të organizohet shumë herë më mirë.

Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën, por ka sekuestruar edhe shumë deputetë, të cilët nuk flasin. Është detyrë e qytetarëve opozitarë që tu kërkojnë që të sillen me përgjegjësi”, tha Meta.