Me pak doza sarkazme por edhe të një realiteti ,Presidenti Meta i garanton Edi Ramës dekoratën pas integrimit të Shqipërisë në BE.Ja statusi i Presidentit Ilir Meta
Nuk marrin fund ngacmimet e presidentit Ilir Meta në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit rikujton edhe një herë premtimin e dhënë gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku deklaroi se, do ti jepte Ramës dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” nëse Shqipëria çelte negociatat me BE-në në muajin tetor.
Por sot, ku Parlamenti njëngjyrësh refuzoi kandidaturën e Metës, atë të profesorit Petraq Milo, për kryetar të KLSH, presidenti i Republikës lëshon batutën e rradhës.
