Ilir Meta: “Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”

321
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Para të rinjve të qarkut të Fierit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë ndër vite, ai vlerësoi rolin e të rinjve duke u shprehur se ata janë faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit.

“Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”,- tha Ilir Meta.