Presidenti i Partisë së Lirisë i drejtohet qytetarëve të Vlorës me një thirrje të fuqishme për ndryshim, duke falënderuar strukturat e Partisë së Lirisë për mbështetjen e dhënë dhe duke i ftuar ata të votojnë për të në listën e hapur të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Ai denoncon abuzimet e Narkoqeverisë që kanë shkatërruar qytetin, duke e shndërruar Vlorën në një viktimë të korrupsionit, me përmbytje katastrofike dhe një mjedis të shkatërruar nga anijet fantazmë dhe projektet shkatërruese.
Ai bën thirrje qytetarëve të Vlorës të kthehet në lavdinë që meriton, duke theksuar se 11 Maji është dita kur qytetarët do të rikthejnë madhështinë dhe dinjitetin e qytetit, duke mos lejuar më që ai të shndërrohet në një plaçkë tregu të Narkoqeverisë.
Postimi:
Falenderoj nga zemra strukturat e Partisë së Lirisë në Vlorë, për thirrjen e tyre, drejtuar vlonjatëve që jetojnë në Tiranë, për të më votuar mua si deputet në listën e hapur të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Përshëndetjet më të përzemërta për qëndresën e tyre të palëkundur opozitare dhe punën intensive për fitoren e madhe.
Vlora nuk mund të jetë më viktimë e grabitqarëve të Narkoqeverisë, për shkak të të cilëve Vlora përmbytet në mënyrë katastrofike me 10 min shi.
Nuk mund të jetë qyteti i plehrave që mbytin qytetin, s’mund të jetë më qyteti që i shkatërrohet natyra dhe mjedisi nga anijet fantazmë të korrupsionit, që gjoja do prodhonin energji apo aeroporti që shkatërron pasuritë natyrore.
11 Maji është dita kur Vlora do të bëhet sërish madhështore, siç e meriton dhe kurrë më një plaçkë tregu në duart e plaçkitësve të Narkoqeverisë.