Ilir Meta: Më 27 janar, në mjediset e Kuvendit hidhet shorti përzgjedhës për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED)

492
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi publikisht se ditën e premte, në datën 27 janar, në ambientet e Kuvendit, do të organizohet hedhja e shortit, për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Meta ndër të tjera ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:
– Përfaqësuesve të dërguar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
– Avokatit të Popullit;
– Përfaqësuesve të grupeve parlamentare;
– Përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe të organizatave partnere ndërkombëtare.
– Përfaqësuesve të medias.
Sipas zyrës së informacionit të Kuvendit të Shqipërisë, Në datën dhe orën e caktuar për organizimin e shortit, mund të marrin pjesë edhe kandidatët e propozuar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Sigal