Ilir Meta: Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim, nesër të gjithë së bashku përpara Kuvendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton qytetarët nesër në protestë para Parlamentit.

Meta shkruan në rrjetet sociale se kryeministri i korruptuar është në largim.  Ai shton se të gjithë shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo çmim Republikën Parlamentare.

Sigal

Postimi i  Ilir Metës

Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim. Prandaj nesër, në ora 10:00, të gjithë së bashku përpara Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare.