Ilir Meta: Ekonomia shqiptare po `mbytet‘ nga narkoshteti,ne do ta bëjmë Shqipërinë fuqi eksportuese

36
Sigal
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar fort në mbështetje të eksportuesve të bimëve mjekësore dhe aromatike, duke denoncuar një krizë të thellë ekonomike që prek rreth 100 mijë shqiptarë.
Meta akuzon qeverinë për një regjim taksash të rënduar dhe një klimë diskriminuese ndaj prodhimit vendas, çka ka sjellë rënie me 15% të eksporteve vetëm gjatë vitit të kaluar dhe një bilanc edhe më negativ në tremujorin e parë të këtij viti.
Ai shprehet se Partia Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar, përgjysmimit të tatimeve në zinxhirin prodhues, kompensimit të zhvlerësimit të valutës  dhe gjithashtu heqjes së tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë për punonjësit sezonalë.
“Shqipëria ka vetëm një rrugë: të kthehet në një fuqi prodhuese e eksportuese,” – deklaroi Meta, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë Nr. 1 më 11 Maj për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ilir Meta:
Partia e Lirisë, është në mbështetje të plotë të eksportuesve të bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët po përjetojnë një situatë tejet të rënduar dhe që ka të bëjë me gati 100 mijë shqiptarë.
Sot edhe më shumë ndodhemi në krah të eksportuesve vendas të cilët po përjetojnë një diskriminim të paparë nga taksat, tarifat dhe kostot e papërballueshme në rritje të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga Narkoshteti.
Për të gjitha këto arsye eksportet janë në pikiatë ndërsa importet në rritje të pandalshme.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në tërësi eksportet ranë me rreth 15% ndërsa këtë tre mujor bilanci është akoma më i rënduar.
Eksportet në tërësi zënë vetëm 8% të Prodhimit Brendshëm Bruto duke na renditur të fundit në rajon, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, eksportet janë mbi 57% e PPB.
Përballë konjukturave të reja të disfavorshme të tregtisë dhe të një regjimi tatimor mizor mbi prodhimin vendas, ky bilanc negativ pritet të rëndohet.
Partia Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Mbështet kërkesën për kompensim të zhvlerësimit të valutës së huaj, duke mbajtur një kurs fiks të këmbimit të lekut, ashtu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut.
Mbështet përgjysmimin e menjëhershëm të taksave dhe të tatimeve në të gjithë zinxhirin prodhues.
Mbështet heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, veçanërisht për punonjësit sezonale.
Mbështet kërkesë e eksportuesve për pagesën nga qeveria të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit për muajt e vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.
Të gjithë ata që duan të prodhojnë dhe të eksportojnë, kanë vetëm një rrugë:
Të votojnë më 11 Maj Nr. 1 “PD-ASHM”, për Shqipërinë si fuqi prodhuese dhe eksportuese.
Ne angazhohemi të 3-fishojmë pagesat direkte për çdo njësi sipërfaqe dhe njësi prodhimi vendas.
Me taksa të ulëta dhe me 3-fishim të mbështetjes me para në dorë për prodhimet vendase, do ta shndërrojmë Shqipërinë Madhështore.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë